Vdekja e boksierit 23 vjeçar shqiptar në Gjermani, u gjet i shtrirë në tokë

  • E.K /
  • 04 January 2023 - 10:24
Vdekja e boksierit 23 vjeçar shqiptar në Gjermani, u gjet i shtrirë në tokë

Boksier shqiptar, Liridon B., 23 vjeç është gjetur i vdekur në shinat e një hekurudhe treni në Gjermani, përcjell "Kosova Sot Online".

Punëtorët e kanë pikasur trupin e 23-vjeçarit të shtrirë në tokë.

Shqiptari u gjet pa shenja jete në hekurudhë, me plagë të shkaktuara nga një thikë.

Ish-trajneri i tij Ralf Markert tregon se Liridoni kishte rënë në shoqëri të keqe dhe ishte përfshirë në drogë dhe se kishte qenë në burg.

“Shoqëri të keqe, drogë, burg. Pas burgut erdhi te unë në stërvitje, donte të kthehej në boks. Më premtoi se më nuk do të bënte marrëzira. Por, para një viti e la përfundimisht sportin,”- deklaroi trajneri i tij Ralf Markert.

(Kosova Sot Online)