Ja për sa vepra penale dyshohet Kobra

  • A.P /
  • 04 January 2023 - 17:13
Ja për sa vepra penale dyshohet Kobra

Për Dibran Hoxhajn, të njohur si “Kobra”, si i dyshuar për vrasjen e kuksianit në Prizren, Gjykata Themelore në Prizren ka caktuar masën e paraburgimit prej 30 ditësh, transmeton gazeta “Kosova Sot Online”.

Në komunikatën e Gjykatës thuhet se Hoxha dyshohet për tri vepra penale: “Vrasje e rëndë”, “Mbajtje në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve” dhe “Manipulim me prova”.

“D. H., për shkak të dyshimit të bazuar se ka kryer veprat penale: vrasje e rëndë nga neni 173 parag. 1 nënparag. 1.5, mbajtja në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve nga neni 366 par.1, dhe manipulimi me prova nga neni 389 par.1 të Kodit Penal të Republikës së Kosovës”, thuhet në komunikatën e Gjykatës.


(Kosova Sot Online)