Vuçiq: Situata në Beograd është shumë më e rëndë

  • A.P /
  • 04 January 2023 - 20:23
Vuçiq: Situata në Beograd është shumë më e rëndë

Presidenti serb Aleksandar Vuçiq ka kërkuar nga populli i tij që të mos i duan qentë më shumë se fëmijët, transmeton gazeta "Kosova Sot Online".

Ai ka thënë se gabimisht është fituar përshtypja se Beogradi qëndron më mirë me natalitetin se sa qytetet tjera të Serbisë.

“Mos mendoni që situata në Beograd është më e mirë se në Nish, Kragujevc ose Kralevë. Jo, situata në Beograd është shumë më e rëndë. Përkundër se ka më shumë para, njerëzit nuk duan fëmijë. Aq më shumë shtëpi që kemi dhe sa më të varfër po të ishim, aq më shumë fëmijë do të kishim. Një rregull i mahnitshëm. Mos u shqetësoni, mua më pëlqejnë si qentë ashtu dhe macet, por mos t’i duam qentë më shumë se fëmijët”, ka thënë ai.

(Kosova Sot Online)