"Nuk besoja se kemi plumba për shqiptarë", emocionon me fjalët babai i të ndjerit që u vra në Prizren

  • E.K /
  • 05 January 2023 - 08:35

Visar Cengu, 31-vjeçari nga Kukësi, që u vra dy ditë më parë në Prizren pas një sherri në lokal nate, është varrosur dje, përcjell "Kosova Sot Online".

Për vdekjen e e tij, ka folur edhe babai i Visar Cengut, i cili ka thënë se nuk e ka besuar siç shprehet ai se ka plumba për shqiptarë.

“Kjo vrasje është përjetuar rëndë jo vetëm nga familjarët por edhe nga të gjithë kuksianët dhe miqtë e shumtë të familjes Cengu nga Kosova e mërgata. “Ne kishim një armik të përbashkët, Serbinë, të cilës bashkërisht ia drejtuam pushkën dhe kurrë nuk besoja se kemi plumba për shqiptarë” u shpreh i ati i Visartit i cili bashkë me vëllezërit e tij i kishte kontribuar luftës së UÇK-së për çlirimin e Kosovës!

Visar Cengu dyshohet se u vra nga Dibran Hoxhaj, i cili është pronar i lokalit ku ai po qëndronte bashkë me dy miqtë e tij. 

(Kosova Sot Online)