
Spitali i Pejës për rastin e therjes së të riut: 8 plagë, në kokë dhe pjesë tjera të trupit, ishte në gjendje të rëndë shëndetësore

Një i ri nga fshati Saradran i Komunës së Istogut, dje është therur me thikë disa herë, shkruan "Kosova Sot Online".
Spitali i Përgjithshëm në Pejë ka dhënë detaje për rastin.
Spitali ka treguar se personi në fjalë ka pasur 8 plagë në kokë dhe në pjesë tjera të trupit si dhe ka qenë në gjendje të rëndë shëndetësore.
Në njoftim thuhet se tani gjendja e tij shëndetësore e tij është e mirë.
Njoftimi i plotë:
Pacienti me 8 plagë nga mjetet e mprehta trajtohet në Spitalin e Përgjithshëm në Pejë!
Mbrëmë më datë 4.01.2023 rreth orës 18:20 minuta në Emergjencën e Spitalit të Përgjithshëm në Pejë është pranuar një pacientë i therrur me mjete të mprehta.
Pacienti ka pasur 8 plagë dhe atë në kokë, ekstremitete dhee pjesë tjera të trupit si dhe një gjendje të rënduar shëndetësore.
Ekipi kujdestar i prirë nga Kirugu Dr.Rifat Dreshaj ka trajtuar rastin duke bërë qepjen dhe gjithë trajtimin e nevojshëm të plagëve që fatmirësisht kanë qenë sipërfaqësore si dhe trajtimin e përgjithshëm të gjendjes shëndetësorë të pacientit.
Pacienti aktualisht është i shtrirë në Repartin e Kirurgjisë në Spitalin e Përgjithshëm në Pejë dhe gjendja e tij shëndetësore është e mirë dhe ditët në vijim pritet edhe lirimi i tij.
(Kosova Sot Online)