Rohde falenderon ambasadorin e Kosovës

  • A.P /
  • 05 January 2023 - 16:47
Rohde falenderon ambasadorin e Kosovës

Ambasadorin e Kosovës në Berlin, Faruk Ajeti, për përkrahjen që ky i fundit i kishte dhënë ditën kur u sulmua nga regjimi i Beogradit për shkak të qëndrimit ndaj kërkesës serbe për vendosjen e 1 mijë trupave në Kosovë,  e ka falënderuar Ambasadori i Gjermanisë në Prishtinë, Jorn Rohde, transmeton gazeta “Kosova Sot Online”.

 “Sulmet verbale të regjimit autokratik në Beograd ndaj ambasadorit gjerman në Kosovë Jorn Rohde janë të papranueshme dhe një provokim i qëllimshëm që ka për qëllim inkurajimin e ekstremistëve në Kosovë”, kishte shkruar Ajeti më 24 dhjetor.

Për këtë përkrahje publike, Rohde ka reaguar tek sot duke e falënderuar për përkrahjen dhe duke ia sqaruar se po e sheh një reagim të tillë në “twitter” vetëm sot pas pushimeve.

“Falënderim i vonuar për mbështetjen tuaj Faruk. Unë po e shoh këtë vetëm pas pushimeve”, ka shkruar Rohde.

(Kosova Sot Online)