‘Komisioni Evropian rrëzon propagandën e Edi Ramës’

  • A.P /
  • 05 January 2023 - 17:59
‘Komisioni Evropian rrëzon propagandën e Edi Ramës’

Sekreatari i Përgjithshëm i PD-së Flamur Noka ka reaguar pas anketës së Komisionit Europian i cili e rendiste Shqipërinë si vendin më të varfër në Ballkan dhe në Europë.

‘Komisioni Europian rrëzon propagandën e qeverisë Rama. 70% e punonjësve shqiptarë nuk mbyllin dot muajin. Përqindja më e lartë në Europë’, shkruan Noka në Facebook.

Postimi i plotë:

Viti 2023

Shqipëria më e varfra në Ballkan. Më e varfra në Europë.

Komisioni Europian rrëzon propagandën e qeverisë Rama.

70% e punonjësve shqiptarë nuk mbyllin dot muajin. Përqindja më e lartë në Europë.

KE anketoi 70 mijë punëtorë në 36 shtete evropiane, mes tyre Mbretëria e Bashkuar, Norvegjia, Zvicra, Shqipëria, Bosnja dhe Hercegovina, Kosova, Mali i Zi, Maqedonia e Veriut dhe Serbia.

Anketa u kërkoi punëtorëve të vlerësonin aftësinë e familjes së tyre për të përballuar jetesën, duke marrë parasysh të ardhurat totale mujore.

Punonjësit shqiptarë mund të kenë orët më të gjata të punës në Europë por rezulton që kanë shpejtësi më të ulët në kryerjen e detyrave të tyre.

Puna me shpejtësi të larta është e zakonshme për më pak se 30% të punonjësve shqiptarë.

Propaganda e qeverisë Rama nuk i ka kaluar kurrë kufijtë e vendit. Komisioni Europian e njeh mirë realitetin shqiptar dhe nuk impresionohet nga fjalimet e Ramës dhe as nga veshjet e tij joprotokollare.

Rama është problem për shtetin ku qeveris, prandaj janë shqiptarët që duhet të zgjidhin problemin e tyre. Zgjidhja nuk vjen nga danezët, francezët, italianët dhe europianët e tjerë. Zgjidhja vjen nga ne, shoqëria jonë, vota jonë.

(Kosova Sot Online)