Publikohet Ligji i Pagave, vlera e koeficientit ende mister

  • A.P /
  • 05 January 2023 - 22:12
Publikohet Ligji i Pagave, vlera e koeficientit ende mister

Një ditë pas dekretimit nga presidentja Vjosa Osmani, është publikuar në Gazetën Zyrtare të Republikës së Kosovës Ligji i Pagave, transmeton gazeta "Kosova Sot Online".

Përkundër kundërshtive të mëdha për këtë ligj, Ligji i Pagave tashmë është i plotfuqishëm me publikimin në Gazetën Zyrtare.

Megjithatë, në dokumentin e Ligjit për Paga nuk bëhet e ditur vlera e koeficientit. Zyrtarët qeveritarë kanë bërë të ditur se kjo vlerë do të publikohet përgjatë janarit.

Koeficientin më të lartë, sipas Ligjit për Pagat, do ta ketë Presidentja e Kosovës – 18.0.

Klikoni  https://bit.ly/3vEJ33q për ta parë të plotë dokumentin.

 

(Kosova Sot Online)