Postoi foto me armë në rrjete sociale, arrestohet një femër në Podujevë

  • E.K /
  • 06 January 2023 - 09:33
Postoi foto me armë në rrjete sociale, arrestohet një femër në Podujevë

Një femër është arrestuar në Podujevë, pasi kishte postuar në rrjete sociale fotografi me armë në dorë, shkruan "Kosova Sot Online".

E dyshuara është liruar në procedurë të rregullt.

"Podujevë 05.01.2023 – 06:00. Është arrestuar e dyshuara femër kosovare e cila është parë në rrjete sociale në foto me armë në dorë. Me vendim të prokurorit kompetent e dyshuara është liruar në procedurë të rregullt, përderisa për procedura të mëtejme janë informuar institucionet kompetente", thuhet në raportin policor.

(Kosova Sot Online)