Gjilan: Një person hedh sprej në lokal, nëntë personave ju vështirësohet frymëmarrja dhe bëhen për spital

  • E.K /
  • 06 January 2023 - 09:39
Gjilan: Një person hedh sprej në lokal, nëntë personave ju vështirësohet frymëmarrja dhe bëhen për spital

Një person është arrestuar në Gjilan, pasi dyshohet se ka hedhur sprey në lokal, shkruan "Kosova Sot Online".

Nëntë persona përderisa ishin duke qëndruar në lokal, kanë pasur vështirësi në frymëmarrje nga aroma e shkaktuar.

Këta persona kanë marrur trajtim mjekësor.

Njoftimi i plotë:

SHKAKTIM I RREZIKUT TË PËRGJITHSHËM

Gjilan 05.01.2023 – 00:52. Trajtim mjekësorë kanë kërkuar nëntë viktimat meshkuj kosovarë pasi që në lokalin në të cilin ishin duke qëndruar, ka filluar të ndjehet një aromë e cila u kishte shkaktuar vështirësi në frymëmarrje. Viktimat pas pranimit të tretmanit mjekësorë janë liruar. Lidhur me rastin është arrestuar një i dyshuar mashkull kosovar i cili dyshohet se ka hedhur sprey në lokal. Me vendim të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje.

(Kosova Sot Online)