Arrestohet 23 vjeçari, zbulohet arsyea

  • A.P /
  • 06 January 2023 - 15:31
Arrestohet 23 vjeçari, zbulohet arsyea

Një 23 vjeçar nga Burreli i shpallur në kërkim është arrestuar nga policia.

Sipas njoftimit të policisë, 23-vjeçari ishte i shpallur në kërkim për veprën penale "Dhunë në familje", pasi ka ushtruar dhunë fizike ndaj bashkëjetueses së tij.

Njoftimi i policisë

Kapet dhe ndalohet një shtetas për veprën penale 'Dhunë në familje'

Shërbimet e Komisariatit të Policisë Mat, në vijim të punës për kapjen e personave në kërkim dhe vënien e tyre para përgjegjësisë ligjore, kapën dhe ndaluan shtetasin E.V., 23 vjeç, banues në Burrel.

 23-vjeçari ishte i shpallur në kërkim për veprën penale "Dhunë në familje", pasi ka ushtruar dhunë fizike ndaj bashkëjetueses së tij.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Mat për veprime të mëtejshme.

(Kosova Sot Online)