Vajza e 'El Chapo' reagon pas arrestimit të vëllait

  • A.P /
  • 06 January 2023 - 17:58
Vajza e 'El Chapo' reagon pas arrestimit të vëllait

Vajza e madhe e Joaquin Guzman ‘El Chapo’, publikoi një mesazh në të cilin shihet duke buzëqeshur në veturën e saj me një këngë në sfond.

“Familja Guzman nuk ka mbaruar, karteli po funksionon fuqishëm…”, tingëllon kënga në sfond e publikuar në Twitter.

Po kështu gruaja ka publikuar letra që i ka shkruar i ati, për momentin nuk dihet nëse i janë dërguar nga burgu i Florences, Kolorado.

Rosa Isela Guzman, vajza e madhe e Joaquin el Chapo Guzman, themeluesit të kartelit Sinaloa, është një figurë pak e njohur.

(Kosova Sot Online)