Policia jep detajet e fundit për rastin në Shtërpcë

  • A.P /
  • 06 January 2023 - 20:00
Policia jep detajet e fundit për rastin në Shtërpcë

Policia e Kosovës e ka  zhbllokuar rrugën që çon në qytetin e Shtërpcës, që ishte bllokuar nga banorët lokalë, pas plagosjes së dy të rinjve nga kjo komunë.

Në lidhje me personat e plagosur në Shtërpcë , fillimisht nga informatat e para që kemi pranuar,  ju kemi njoftuar se janë plagosur dy persona, një person 11 vjeçar dhe një person 31 vjeçar, thuhet një njoftimin nga policia, transmeton gazeta “Kosova Sot Online”.

Mirëpo, Sektori Rajonal i Hetimeve, pasi ka bërë verifikimin e personave të plagosur dhe moshës së tyre, rezulton të jenë plagosur, një person 11 vjeçar dhe një person 21 vjeçar.

(Kosova Sot Online)