Pentagoni paralajmëron: Ky është qëllimi i Putinit

  • A.P /
  • 06 January 2023 - 22:21
Pentagoni paralajmëron: Ky është qëllimi i Putinit

Në një reagim zyrtar Pentagoni është shprehur se qëllimi kryesor i presidentit rus Vladimir Putin për të pushtuar territorin ukrainas nuk ka ndryshuar. Megjithatë shton se forcat ruse vazhdojnë të kenë probleme ushtarake.

“Putini nuk ka hequr dorë nga dëshira e tij për të dominuar Ukrainën dhe vazhdon të aneksojë territorin ukrainas”, tha Lora Cooper, zëvendësndihmës ministrja e Mbrojtjes e ngarkuar me Rusinë, Ukrainën dhe Euroazinë, sipas Reuters, transmeton gazeta "Kosova Sot Online".

Megjithatë, dobësia e forcave armene ruse “është në konflikt me këto qëllime”, tha Cooper, duke shtuar se trupat ruse kanë moral të ulët.

(Kosova Sot Online)