Ja ku gjenden dy granata dore

  • A.P /
  • 08 January 2023 - 10:04
Ja ku gjenden dy granata dore

Një person ka raportuar se gjatë punimeve në oborr ka gjetur dy granata dore, në fshatin Gjuriq të Malishevës, transmeton gazeta “Kosova Sot Online”.

Policia njofton se njësia për deminim e FSK-së ka bërë tërheqjen e këtyre granatave, të cilat sipas FSK-së, janë të Luftës së Dytë Botërore.

“GJETJE E MJETIT SHPËRTHYES | Fsh. Guriq, Malishevë 07.01.2023 – 14:10. Ankuesi mashkull kosovar, ka informuar se gjatë punimeve në oborr kishte gjetur dy granata dore. Njësia për deminim e FSK-së ka bërë tërheqjen e mjeteve shpërthyese dhe sipas tyre i përkasin Luftës së Dytë Botërore”, thuhet në raport.


(Kosova Sot Online)