Bajrami: Ja aksidenti më i madh i pasluftës

  • A.P /
  • 08 January 2023 - 12:11
Bajrami: Ja aksidenti më i madh i pasluftës

Qeverinë Kurti përmes një statusi të gjatë në Facebook, e ka kritikuar deputetja e LDK-së, Hykmete Bajrami, transmeton gazeta “Kosova Sot Online”.

Ajo 14 shkurtin e 2021-tës, ditën kur u mbajtën zgjedhjet, e ka quajtur si aksidenti më i madh i pasluftës.

Bajrami thotë se rezultatet e Qeverisë Kurti i dinë 95 për qind e popullsisë që janë me borxhe e kredi.

Ajo ka përmendur çmimet e ushqimit, krizën me energji, mungesën e fondit sovran dhe bankës zhvillimore, punësimet partiake, gjendjen e shëndetësisë.


Bajrami ka shkruar se Qeveria ka paguar 50 milionë euro energji elektrike për komunat veriore, derisa shtoi se Bajram Qerkini, babai i një të pagjeturi, nuk ka rrymë në zyrë.

“Derisa Qeveria i ka paguar mbi 50 milionë euro energji elektrike vetëm për janar – tetor, për katër komunat veriore, Bajram Çerkni, babai i një djali 19 vjeçar, i pagjetur që nga viti 1999, drejtori i shoqatës së personave të pagjetur, “Zëri i Prindërve”, ka deklaru se nuk ka energji elektrike në zyre. Lidhur më këtë unë ndjehem e turpruar e Qeveria…?”, ka shkruar ajo.


(Kosova Sot Online)