Përfundon protesta në Shtërpcë

  • A.P /
  • 08 January 2023 - 13:27
Përfundon protesta në Shtërpcë

Ka përfunduar protesta në Shtërpcë dhe se është liruar rruga për qarkullim, ka njoftuar PK, transmeton gazeta “Kosova Sot Online”.

Policia thotë se protesta ka kaluar e qetë dhe pa incidente.

“Ju njoftojmë se në ora 12:30 ka përfunduar protesta që ishte paralajmëruar të mbahej në Shtërpcë. Protesta ka kaluar e qetë dhe nuk është raportuar për incidente”, thuhet në njoftim.

Sot në Shtërpcë është protestuar pas plagosjes së dy të rinjve serbë mesditën e së premtes.


Njoftimi i plotë:

Përfundon protesta në Shtërpcë, lirohet rruga për qarkullimin e automjeteve

Ju njoftojmë se në ora 12:30 ka përfunduar protesta që ishte paralajmëruar të mbahej në Shtërpcë.

Protesta ka kaluar e qetë dhe nuk është raportuar për incidente.

Tani, rruga rajonale Shtërpcë – Prevallë  është e lirë për qarkullimin e automjeteve.

(Kosova Sot Online)