Ky është mjeku që braktisi Kosovën

  • A.P /
  • 08 January 2023 - 13:47
Ky është mjeku që braktisi Kosovën

Vetëm në vitin 2022, dyqind e pesë mjekë të rinj ikën jashtë Kosovës, derisa rreth 60 specialistë shëndetësorë e lanë Shërbimi Spitalor Klinik Universitar të Kosovës (SHSKUK) për të vazhduar punën në spitalet private apo jashtë Kosovës.

Për mundësi më të mira se në Kosovë, në Gjermani iku edhe mjeku Flamur Llabjani.

Llabjani ka rrëfyer se tani paga është shumë e kënaqshme, por edhe sfidat derisa arriti të nënshkruante kontratë në Gjermani ishin të mëdha.

Llabjani thekson se paga në vendin ku punon është 7 herë më e lartë se në Kosovë. Si mjek në QKUK ai u pagua me më pak se 500 euro.

“Paga në krahasim me Kosovën personalisht për mua është mbi 7 herë më e lartë pasi paga ime ne Kosovë gjatë specializimit ishte 486€” – tregoi mjeku.

(Kosova Sot Online)