
Aksident: Vetura godet këmbësoren

Sot rreth orës 13:00 në rrugën Prishtinë- Podujevë, ka ndodhur një aksident ku janë përfshirë një këmbësore dhe një automjet, transmeton gazeta “Kosova Sot Online”.
Zëdhënësja e Policisë, Flora Ahmeti tha se këmbësorja është dërguar për tretman mjekësor, ndërsa shoferi i automjetit është shoqëruar në stacion.
“Si pasojë e aksidentit lëndime trupore ka pësuar këmbësorja, e cila është dërguar për tretman mjekësor, ndërkohë që ngasësi i i automjetit është shoqëruar në stacion policor. Me rastin po merret njësiti i trafikut”, tha Ahmeti.
(Kosova Sot Online)