Policia kap cigare në vlerë rreth 85 mijë euro

  • A.P /
  • 14 March 2026 - 11:45
Policia kap cigare në vlerë rreth 85 mijë euro

Policia e Kosovës ka kapur dy automjete që po transportonin cigare dje pasdite në Leposaviq.

Kur kishin vërejtur policinë, ata kishin ikur në drejtim të Serbisë, thuhet në raportin 24-orësh të policisë.

“Gjatë kontrollit të veturave janë gjetur dhe sekuestruar 101 paketa me cigare në vlerë rreth 80-85 mijë euro si dhe një radiolidhje. Me vendim të prokurorit dy automjetet sekuestrohen dhe dërgohen në terminalin doganor për hetime të mëtutjeshme”.

(Kosova Sot Online)