Spahiu: Një lloj garance që nuk do të ketë luftë është kur Serbia ta njoh Kosovën

  • E.K /
  • 09 January 2023 - 08:44
Spahiu: Një lloj garance që nuk do të ketë luftë është kur Serbia ta njoh Kosovën

Analisti, Nexhmedin Spahiu, në një emision ka diskutuar ngjarjet e ndodhura së fundmi në Kosovë dhe për zgjidhjen në mes të Kosovën dhe Serbisë, përcjell "Kosova Sot Online". 

Spahiu shtoi se lufta me Serbinë nuk do të ndodhë nëse ajo do ta njoh Kosovën, nëse kjo nuk ndodhë ai tha se do të ketë një luftë.

Ai shtoi se lufta evitohet vetëm atëherë kur bëhet një marrëveshje përfundimtare, kur Serbia do ta njoh Kosovën

“Deri të mundësia e luftës mund të ndodhin edhe tri-katër pauza ndërmjetësime të situatës deri sa edhe mund të shperthejë lufta. Janë shenjat nga diplomacia ndërkombëtare e sidomos nga diplomacia amerikane të gjitha parashenjat janë që lufta është mëse e mundëshme. Jam më shumë i bindur se ka gjasa që të ketë luftë sesa që të evitohet lufta. Ky është vetëm një qetësim i përkohshëm lufta evitohet vetëm atëherë kur bëhet një marrëveshje përfundimtare, kur Serbia do ta njoh Kosovën. Një garancë që në të ardhmën mund të mos ketë luftë, por edhe Rusia e ka njohur Ukrainën edhe mbas 30 vitesh e ka sulmuar atë. Por për kohën në të cilën ne po bisedojmë domethënë një lloj garance që nuk do të ketë luftë është kur Serbia ta njoh Kosovën”.

(Kosova Sot Online)