Escobar dhe Lajçak në selinë e NATO-s, zbulohet arsyeja

  • A.P /
  • 09 January 2023 - 16:50
Escobar dhe Lajçak në selinë e NATO-s, zbulohet arsyeja

Sot kanë zhvilluar një takim në selinë qendrore të NATO-s, emisari i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Escobar, si dhe i dërguari i Posaçëm i Bashkimit Evropian për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak, transmeton gazeta “Kosova Sot Online”.


“Paqja dhe stabiliteti në Ballkanin Perëndimor janë të rëndësishme për të gjithë evropianët. Shtetet e Bashkuara, aleatët tanë të NATO-s dhe BE-ja janë të përkushtuara të punojnë me Serbinë dhe Kosovën për të gjetur një zgjidhje dhe rrugë përpara në interes të stabilitetit, sigurisë dhe mirëqenies së të gjitha komuniteteve”, thuhet në postimin e Misionit të SHBA-ve në NATO.


(Kosova Sot Online)