Në një avion, hapet dera gjatë fluturimit

  • A.P /
  • 09 January 2023 - 18:16
Në një avion, hapet dera gjatë fluturimit

Një eksperiencë të tmerrshme kanë përjetuar 25 pasagjerë të një avioni An-26, në një fluturim të brendshëm në Rusi, në rajonin e Siberisë, kur dera e pasme e avionit u hap pak pas ngritjes.

Natyrisht, bagazhet dhe sendet e pasagjerëve të aeroplanit fluturuan në zbrazëti ndërsa kabina ishte nën presion, sipas Daily Mail. Një video tregon hapjen e derës së pasme të avionit IrAero, një Antonov, i cili ishte nisur nga Magan në rajonin Yakutsk të Siberisë lindore në temperatura -41 gradë Celsius.

Pasagjeri që ka xhiruar videon është në një nga sediljet e pasme të avionit, i nisur për në Magadan në bregun e Paqësorit të Rusisë. Dera, e përdorur për ngarkimin e bagazheve, zakonisht është e izoluar në pjesën e pasme të avionit.

Piloti bëri një ulje emergjente në Magan dhe të gjithë në bord ishin “të sigurt” pavarësisht të ftohtit të fortë në kabinë gjatë incidentit.

(Kosova Sot Online)