65-vjeçari nga Kosova dyshohet se është vrarë

  • A.P /
  • 10 January 2023 - 19:10
65-vjeçari nga Kosova dyshohet se është vrarë

Në rrugën “Avni Shabani” në Mitrovicë, dyshohet se është vrarë, N.G, 65-vjeçar që u gjet i vdekur brenda objektit të Shoqatës së të  Shurdhërve, transmeton gazeta “Kosova Sot Online”.

Lajmin e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë së Kosovës për rajonin e Mitrovicës, Avni Zahiti.

Ai tha se bazuar në hetimet fillestare në vendin e ngjarjes si dhe ekzaminimet e kryera, me urdhër të prokurorit hetimet për rastin  kanë nisur në drejtim të veprës penale ‘vrasje’.

“Sot, rreth orës 14:35, është raportuar se brenda objektit të Shoqatës së të  Shurdhërve në rrugën “Avni Shabani” në Mitrovicë, është gjetur pa shenja jete viktima N. G., 65 vjeçar.  Ndërsa me urdhër të prokurorit, trupi i pajetë i viktimës  është dërguar  për obduksion në Institutin e Mjekësisë Ligjore.


Rrjedha e mëtejme hetimore është duke vazhduar në koordinim me prokurorin e rastit në drejtim  të  zbardhjes  së plotë të të gjitha rrethanave që ndërlidhen me rastin  e veprës penale  vrasje”.

(Kosova Sot Online)