Pacientët mbushin QMF’të, zbulohet arsyeja

  • A.P /
  • 10 January 2023 - 21:34
Pacientët mbushin QMF’të, zbulohet arsyeja

Temperaturë, dhimbje koke, kollë dhe pneumoni, janë simptomat më të shpeshta, me të cilat paraqiten pacientët javëve të fundit në qendrat e mjekësive familjare në Prishtinë dhe në komuna të tjera të Kosovës.

Specialistët shëndetësorë thanë se nga rastet e paraqitura në qendra, aktualisht bëhet fjalë vetëm për një llojviroze.

Specialistja e mjekësisë familjare, Dr. Florie Hyseni – Morina, nga Qendra Kryesore e Mjekësisë Familjare në Prishtinë, tha për rel se shumica e rasteve janë me virozë të zakonshme stinore.

“Rastet te ne kanë simptoma të lehta, kryesisht nga trakti i sipërm respirator me bllokim apo shkuarje nga hunda, dhimbje fyti, kollitje. Por, ka raste që simptomat janë pak edhe më të rënda, me temperaturë të lartë me irritim të traktit respirator e ndoshta edhe me pneumoni”, tha Hyseni-Morina.

Në Qendrën Kryesore të Mjekësisë Familjare në Prishtinë gjatë një dite kërkojnë ndihmë mjekësore rreth 200 qytetarë, ku sipas profesionistëve, rreth 50% e tyre kanë probleme me viroza.

(Kosova Sot Online)