Kujdes për shoferë e veturave, gjobë astronomike për ata që hyjnë në rrugën “Xhorxh Bush” në Prishtinë

  • S.A /
  • 13 January 2023 - 12:10
Kujdes për shoferë e veturave, gjobë astronomike  për ata  që hyjnë në rrugën “Xhorxh Bush” në Prishtinë

Drejtori i Shërbimeve Publike në Komunën e Prishtinës, Ilirik Musliu, ka folur për rihapjen për qarkullim të rrugës “Xhorxh Bush”, për autobusë, taksi dhe vetura emergjente, duke paralajmëruar xhoba të larta për ata që nuk kanë të drejtë ta shfrytzonë këtë rrugë. Ai tha se  gjobat me të cilat do të ballafaqohen qytetarët, nëse me vetuar futen për qarkullim në këtë rrugë janë të larta dhe shqiptohen nga policia.

“Kjo bie ne domenin e Policisë së Kosovës, pra gjobat, mirëpo në një takim që e kemi pasur, nëse nuk gaboj, flasim për një gjobë prej 500 eurove dhe edhe patentë shoferi merret për një vit, ky është dënimi për qytetarët. Ndërsa për taksitë, nëse vetëm nuk presin autobusin dhe duan të kalojnë atë në vijë të plotë atëherë gjoba për ta është 500 euro dhe u merret patentë shoferi për 3 muaj”, ka theksuar Musliu.

Ai ka thënë se kanë lëshuar edhe një vendim që bizneseve që operojnë në rrugën “Xhorxh Bush”, të ju lejohet furnizimi vetëm para orës 7:00 në mëngjes.

Ai ka thënë se kjo rrugë nuk është hapur më 8 janar, ashtu siç ka qenë e paralajmëruar, si pasojë e reshjeve atmosferike dhe pamundësisë për ta bërë shënjimin e saj.

Rruga “Xhorxh Bush” është rihapur për qarkullim të autobusëve, taksive dhe veturave emergjente të premten. Megjithatë, siç ka njoftuar ndërmarrja “Trafiku Urban” në mbrëmjen e së enjtes, në këtë rrugë do të lejohet të qarkullojnë vetëm linjat e autobusëve 1, 3 dhe 4. Po ashtu, autobusët përgjatë kësaj rruge do të lejohet të lëvizin me shpejtësi të kufizuar në 20 kilometra për orë.

(Kosova Sot Online )