Jasharaj i shqetësuar se cili do të jetë koeficienti në Ligjin e Pagave

  • 13 January 2023 - 15:35
Jasharaj i shqetësuar se cili do të jetë koeficienti në Ligjin e Pagave

Vazhdimisht po pyetem nga anëtarësia që cili do të jetë koeficienti në Ligjin e Pagave, ka theksuar kryetari i Sindikatës së Bashkuar të Arsimit, Shkencës dhe Kulturës (SBAShK), Rrahman Jasharaj, transmeton gazeta “Kosova Sot Online”.

Jasharaj ka deklaraur se janë të shqetësuar që po mbahet fshehtë koeficienti, duke shtuar se në një takim që kanë pasur me kryeministrin u është përmendur vlera prej 120 euro, por që nuk dihet ende.
 

Vlera e koeficientit uron Jasharajt që të jetë i pranueshëm për të gjithë dhe të ketë rritje të pagave në të gjithë sektorët.

“Kur është pyetja të koeficienti, po e them jo vetëm ne si SBAShK po edhe sindikatat tjera janë të shqetësuara sepse duke mos e ditur koeficientin ne edhe nuk mund t’i tregojmë anëtarësisë se sa do të jetë paga e tyre, pavarësisht faktit se numrin e koeficienteve e dimë. Në një takim që e ka pasur kryetari i bashkimit të sindikatave të Kosovës, zotëri Atdhe Hykolli me kryeministrin na është thënë se ai ka premtuar se në muajin janar do të publikohet zyrtarisht koeficienti, e opinioni e di edhe mediat e dinë, janë përfolur disa koeficiente, dikush ka thënë 120 euro, dikush pak më shumë se kjo, dikush pak më pak dhe kjo ka krijuar edhe një huti dhe të iu themi të vërtetën për momentin ne edhe nuk kemi përgjigje kur anëtarësia na bëjnë pyetjen sa do të jetë paga e tyre, por jemi të sigurt se pozicioni i sektorit të arsimit është në nivel të duhur mes koeficienteve ashtu edhe siç e kemi pasur versionin tonë”.

(Kosova Sot Online)