Arrestohet kirurgu Isuf Zekaj, zbulohet arsyeja
Raportohet se policia e Kosovës ka arrestuar edhe kirurgun e tretë të Spitalit të Vushtrrisë, Isuf Zekaj, transmeton gazeta “Kosova Sot Online”.
Lajmi për arrestimin e tij është konfirmuar nga zëdhënësi i Prokurorisë në Mitrovicë, Valon Preteni.
“Ju njoftojmë që personi i dyshuar me iniciale I.Z., është arrestuar dhe me vendim të prokurorit është ndaluar për 48 orë. Njëherit, ndaj të njëjtit është paraqitur kërkesë për caktimin e masës së paraburgimit pranë gjykatës kompetente, seanca pritet të mbahet”, thuhet në njoftimin e Pretenit.
Zekaj është ende në detyrë si anëtar i Bordit të SHSKUK-së meqë nuk është shkarkuar ende nga Qeveria, edhe pse është iniciuar nga Ministria e Shëndetësisë.
Isuf Zekaj bashkë me dy kolegë të tij nga Spitali i Vushtrrisë, Ekrem Sefiu dhe Arsim Latifaj, të cilët u arrestuan të martën, dyshohen të kenë kryer veprën “marrje ryshfeti”, për kryerjen e operacioneve në këtë spital.
(Kosova Sot Online)
