Shtërpcë: Lirohet nga spitali 11-vjeçari

  • A.P /
  • 13 January 2023 - 16:21
Shtërpcë: Lirohet nga spitali 11-vjeçari

Raportohet se është liruar nga spitali për të vazhduar mjekimin në shtëpi, Stefan Stojanoviq, 11-vjeçari që u plagos në afërsi të Shtërpcës më 6 janar, transmeton gazeta “Kosova Sot Online”.

Nëna e tij, Zorica Stojanoviq, ka konfirmuar për televizionin publik serb se djali i saj është liruar sot nga spitali në Graçanicë.

Ajo deklaroi se djali i saj është mirë me shëndet dhe se po bashkohet me pjesën tjetër të familjes.

Njëzetenjë vjeçari që po ashtu u qëllua me armë zjarri në Shtërpcë, është liruar nga spitali në Graçanicë për mjekim shtëpiak më 9 janar.


Gjendja e të riut të plagosur ishtestabile dhe ai do të mund t’i nënshtrohet kontrolleve mjekësore në Shtëpinë e Shëndetësisë në Shtërpcë, i kanë thënë mjekët nga Graçanica babait të të riut, sipas raportimeve të mediave serbe në Kosovë.

Stefan Stojanoviq, 11-vjeçar, dhe Millosh Stojanoviq 21-vjeçar, mbetën të plagosur më 6 janar.

Gjykata Themelore në Ferizaj, më 8 janar, në bazë të kërkesës së Prokurorisë, ka caktuar një muaj paraburgim për pjesëtarin e FSK-së, A.K, që dyshohet se kreu plagosjen. 

(Kosova Sot Online)