Von der Leyen: Duhet të rrisim mbështetjen

  • A.P /
  • 13 January 2023 - 20:23
Von der Leyen: Duhet të rrisim mbështetjen

Presidentja e Komisionit Evropian Ursula von der Leyen ka thënë BE-ja duhet të vazhdojë të rrisë presionin ndaj Rusisë dhe të mbështesë Ukrainën.

“Ne duhet të vazhdojmë të rrisim presionin ndaj Rusisë dhe do të vazhdojmë, natyrisht, mbështetjen tonë të palëkundur për Ukrainën”, tha ajo në një konferencë shtypi me kryeministrin suedez Ulf Kristersson në Kiruna, Suedi.

Von der Leyen tha se Rusia kishte shkurtuar 80 për qind të furnizimeve të saj me gaz në BE që nga fillimi i luftës, por blloku e kishte kompensuar duke diversifikuar furnizuesit e tij.

(Kosova Sot Online)