Përfshihet nga flakët një mobileri

  • E.K /
  • 14 January 2023 - 10:49
Përfshihet nga flakët një mobileri

Një mobileri në Pogradec është përfshirë nga zjarri, shkruan "Kosova Sot Online".

Ky zjarr dyshohet se ka rënë nga shkaqet aksidentale.

Zjarrëfikësit kanë arritur në vendin e ngjarjes, ku edhe e kanë shuar zjarrin.

Policia është duke punuar me rastin.

Njoftimi i policisë:

Më datë 14.01.2023, rreth orës 01:00, në aksin rrugor Pogradec-Gështenjas, në afërsi të kryqëzimit të fshatit Rëmenj, Pogradec, ka rënë zjarr në një mobileri në pronësi të shtetasit G. F., banues në Pogradec. Shërbimet e zjarrfikëses bënë të mundur fikjen e zjarrit, si pasojë e të cilit kishte vetëm dëme materiale.

Nga të dhënat e para dyshohet se zjarri mund të ketë rënë, nga shkaqe aksidentale.

Grupi hetimor po kryen veprimet me qëllim zbardhjen e rrethanave të ngjarjes.

(Kosova Sot Online)