Aksident në rrugën Pejë - Prishtinë

  • A.P /
  • 16 January 2023 - 14:56
Aksident në rrugën Pejë - Prishtinë

Raportohet se në rrugën Pejë-Prishtinë, konkretisht në Sllatinë, si pasojë e një aksidenti të ndodhur mes dy automjeteve janë lënduar katër persona, shkruan gazeta "Kosova Sot Online".

Të lënduarit janë dërguar për trajtim mjekësor në QKUK, ndërsa policia po merret me rastin.

Lajmin e bëri të ditur zëdhënësja e policisë, Luljeta Mehmeti.

“Nga të dhënat  e para që kemi nga terreni, mund të konfirmojmë  se sot më datë 16.01.2023 rreth orës 13:25 në rrugën magjistrale Pejë-Prishtinë ( Sllatinë) ka  ndodhur një aksident trafiku, ku të përfshira janë dy automjete me tabela vendore. Si  pasoj e aksidentit katër (4)  persona kanë pësuar lëndime trupore dhe të njëjtit janë dërguar  për trajtim mjekësor në QKUK. Njësitë relevante policore janë duke u marrë me rastin”, tha Mehmeti.

(Kosova Sot Online)