Pse Togoja revokoi njohjen e Kosovës?

  • A.P /
  • 16 January 2023 - 21:50
Pse Togoja revokoi njohjen e Kosovës?

Sot në Beograd, kryediplomati i Togos Robert Dussey, ka konfirmuar se Togo ka tërhequr njohjen e pavarësisë së Kosovës, transmeton gazeta “Kosova Sot Online”.


 Ishte po Dussey, ai i cili para 8 vitesh ia kishte konfirmuar Kosovës njohjen e pavarësisë, 


Në një prej njoftimeve të fundit, Dussey ka treguar edhe përfitimet për shtetin e tij për tërheqjen e njohjes.

“I gëzuar që po intensifikojmë miqësinë dhe bashkëpunimin mes Togos dhe Serbisë, duke nënshkruar sot me homologun dhe shokun tim Ivica Daçiq, zëvendëskryeministrin e parë dhe ministrin e Jashtëm të Serbisë një marrëveshje për heqjen e vizave për shtetasit tanë me pasaporta diplomatike dhe të shërbimit”, ka shkruar Dussey.


Gjatë një konference me Daçiq, Dussey ka thënë se Togo nga tani e njeh Serbinë unike, duke nënkuptuar që e njeh edhe Kosovën si pjesë të territorit të saj.

“Ne në Togo e njohim vetëm një Serbi, një Serbi që është unike. Një Serbi që e bart flamurin për të gjithë popullin e saj në tërë territorin e saj. Më vjen mirë që e përmendët tërheqjen e njohjes së pavarësisë së Kosovës, kjo tërheqje është definitive. Edhe ne jemi sot mes miqsh, miqtë jeni ju” ka thënë Dussey.

Këtë ai e ka bërë në një deklaratë në gjuhën frënge, gjatë konferencës për media me homologun e tij serb Ivica Daçiq.

Presidenti i Serbisë Aleksandar Vuçiq po ashtu ka takuar diplomatin afrikan.

“E çmojmë lartë mbështetjen e këtij vendi të rëndësishëm afrikan për rujatjen e integrtetit dhe tërësisë së Serbisë në pajtim me normat e së drejtës ndërkombëtare” ka shkruar në Instagram Vuçiq. Ai s’ka përmendur se Togo ka tërhequr njohjen.

Togo shtrihet në pjesën perëndimore të Afrikës, ka mbi 7 milionë banorë dhe është anëtare e Kombeve të Bashkuara nga 20 shtatori 1960.

Në vitin 2014, Ministria e Jashtme  e Kosovës e kishte raportuar njohjen nga Togo si të 107’ën për vendin.


(Kosova Sot Online)