Aksident në rrugën Prishtinë-Podujevë, lëndohen dy persona

  • E.k /
  • 17 January 2023 - 10:39
Aksident në rrugën Prishtinë-Podujevë, lëndohen dy persona

Një aksident ka ndodhur në rrugën Prishtinë-Podujevë, në fshatin Shakovicë, përcjell “Kosova Sot Online”.

Zëdhënësja e policisë rajonale të Prishtinës, Florie Ahmeti, ka treguar se në këtë aksident janë lënduar.

“Sot rreth 09:00, në rrugën Prishtinë -Podujevë, ( në fshatin Shakovicë), ka ndodhur një aksident trafiku. Në aksident janë perfshirë dy automjete. Bazuar në të dhënat fillestare, si pasojë e aksidentit janë lënduar dy persona. Njësiti i trafikut rajonal po merret me rastin”, tha Ahmeti.

(Kosova Sot Online)