Peach takon Daçiqin, ja për çka e përmendin Kosovën

  • A.P /
  • 17 January 2023 - 18:36
Peach takon Daçiqin, ja për çka e përmendin Kosovën

Me të dërguarin special të kryeministrit të Britanisë së Madhe për Ballkanin Perëndimor, Stuart Peach, ka biseduar sot ministri i Punëve të Jashtme të Serbisë, Ivica Daçiq, transmeton gazeta “Kosova Sot Online”.

Në takim u diskutua për marrëdhëniet mes të dy shteteve, po ashtu për çështjen e Kosovës, e luftën në Ukrainë, si dhe bashkëpunimin serbo-britanik, në fushën e ekonomsë dhe energjisë.

Bashkëbiseduesit përshëndetën vazhdimin e praktikës së mbajtjes së konsultimeve në fushën e politikës së sigurisë dhe mbrojtjes, ndërmjet përfaqësuesve të Ministrisë së Brendshme dhe Ministrisë së Mbrojtjes së Republikës së Serbisë dhe kolegëve të tyre britanikë, që do të mbahen në Londër më 23 janar 2023.

Ata u pajtuan se ka mundësi shtesë për forcimin e bashkëpunimit ndërmjet Serbisë dhe Britanisë së Madhe.

(Kosova Sot Online)