​Mblidhet Komiteti Ushtarak i NATO-s, diskutohet edhe për Kosovën

  • E.K /
  • 18 January 2023 - 07:57
​Mblidhet Komiteti Ushtarak i NATO-s, diskutohet edhe për Kosovën

Në Bruksel autoriteti më i lartë ushtarak i NATO-s, Komiteti Ushtarak, do të takohet mblidhet sot dhe nesër, ku pritet të diskutohet edhe për situatën në Kosovës, sigurinë dhe misionin e KFOR-it, përcjell “Kosova Sot Online”

Admirali Rob Bauer, kryetar i Komitetit Ushtarak, do të kryesojë takimin, në të cilin do të marrin pjesë shefat e mbrojtjes aleate dhe homologët e tyre nga Finlanda dhe Suedia të ftuar.

“Në seancën e parë të ditës së dytë, shefat e mbrojtjes do të takohen me partnerët e tyre operacionalë të Forcave të Kosovës (KFOR) – Armeninë, Austrinë, Finlandën, Irlandën, Moldavinë, Suedinë, Zvicrën dhe Ukrainën. Diskutimet do të përqendrohen në situatën në terren, mjedisin e sigurisë dhe misionin e KFOR-it”, thuhet në njoftim

(Kosova Sot Online)