Rasti në Klinë: E xhiruan duke e rrahur me grushte e shqelma, policia identifikon 4 djem të dyshuar

  • E.K /
  • 18 January 2023 - 09:05
Rasti në Klinë: E xhiruan duke e rrahur me grushte e shqelma, policia identifikon 4 djem të dyshuar

Dje në rrjetet sociale ka qarkulluar një video që raportohet se shfaq një rrahje në Klinë, raporton “Kosova Sot Online”.

Policia sot ka njoftuar se ka arrestuar katër persona nën dyshimin për “Lëndim të lehtë trupor”.

“Drejtoria Rajonale e Policisë Pejë, Stacioni Policor në Klinë, me datë 17.01.2023, rreth orës 15:00, ka vërejtur se është publikuar një video incizim në një portal, ku vëreheshin disa persona duke u rrahur në zonën e përgjegjësisë Klinë”.

(Kosova Sot Online)