Në këtë muaj planifikohet të nis gjykimi ndaj Thaçit dhe të tjerëve

  • E.k /
  • 18 January 2023 - 11:17
Në këtë muaj planifikohet të nis gjykimi ndaj Thaçit dhe të tjerëve

Gjykata Speciale synon që gjykimi ndaj ish-krerëve të UÇK-së, Hashim Thaçi, Kadri Veseli, Rexhep Selimi e Jakup Krasniqi të filloj më 1 mars të këtij viti, përcjell “Kosova Sot Online”.

“Ne jemi gati që ky gjykim të fillojë në mars dhe jemi gati të fillojë më 1 mars. E di që Mbrojtja propozon një datë në fund të marsit në seancën e fundit. Të jemi të qartë, nuk e kundërshtojmë ne, por duam që gjyqi së paku të fillojë këtë muaj dhe pastaj të kemi prezantimin e provave”, tha një prokuror nga Zyra e Prokurorit të Specializuar.

(Kosova Sot Online)