Emisari britanik për Kosovën dhe Serbinë: Pres të shoh një marrëveshje, kur ka vullnet, ka dhe rrugë

  • E.K /
  • 18 January 2023 - 11:31
Emisari britanik për Kosovën dhe Serbinë: Pres të shoh një marrëveshje, kur ka vullnet, ka dhe rrugë

Emisari britanik për Ballkanin Perëndimor, Stuart Peach, ka thënë se është shprehur optimist për arritjen e një marrëveshje mes Kosovës dhe Serbisë, duke shtuar se kur ka vullnet ka edhe zgjidhje, përcjell “Kosova Sot Online”.

Peazh ka shtuar se Serbia dhe Kosova duhet të normalizojnë raportet e tyre.

Ndër të tjerash, ai ka shtuar se negociatorëve nga të dyjat vendet i duhet kohë dhe hapësirë për të punuar rreth kësaj situate.

“Pres të shoh një marrëveshje gjithëpërfshirëse, përfundimtare, ligjërisht të detyrueshme për normalizimin e marrëdhënieve ndërmjet Serbisë dhe Kosovës, si dy vende fqinje. Jam optimist sepse besoj se kur ka vullnet, ka dhe rrugë. Vullneti politik dhe guximi politik duhet të çojnë në një marrëveshje të qëndrueshme ndërmjet Serbisë dhe Kosovës për normalizimin e marrëdhënieve. Unë besoj fuqimisht se kjo është në interesin afatgjatë të njerëzve dhe komuniteteve të Serbisë dhe Kosovës dhe përparimin e tyre në të ardhmen. Hapat përpara për çështjet individuale gjatë viteve të fundit tregojnë se mund të bëhet përparim. Negociatorët nga të dyja palët padyshim kanë nevojë për kohë dhe hapësirë ​​për të punuar me të gjitha detajet, por procesi ka disa vite që po vazhdon dhe askush nuk përfiton nga vonesat e panevojshme”, tha ai në një intervistë për mediumin serb “Kurir”.

(Kosova Sot Online)