Haziri: Ja pse Martin Berishaj ka nxjerrë shuma të mëdha nga bankat

  • A.P /
  • 18 January 2023 - 18:11
Haziri: Ja pse Martin Berishaj ka nxjerrë shuma të mëdha nga bankat

Për rastin e Martin Berishajt dhe mbrojtjen e vazhdueshme institucionale ndaj tij, ka folur nënkryetari i LDK-së, Lutfi Haziri, transmeton gazeta “Kosova Sot Online”.

Ai tha se krerët e shtetit janë bërë gardianë të ambasadorit Berishaj.

“Lajmi i fundit për nxjerrjen e shumës së madhe në bankën komerciale është jashtëzakonisht serioze. Kur e mbron me çdo kusht, dmth që diçka brenda është serioze, por që herët a vonë zbulohet… Nuk ka shpjegim se pse mbrohet ambasadori Berishaj. Nuk po mundem me kuptu dhe besu se deri ku ka mbërri ky rat, unë e njoh atë krejt ndryshe”, tha Haziri.

Ai komentoi edhe deklaratën e ministres Gërvalla se raportimet për rastin Berishaj janë vetëm spekulime.


“Ministrja e Jashtme dhe kryeministri duhet të ballafaqohen me fakte. Tërheqja e parave në Podgoricë, këtu e në Tiranë… hetimet kanë kaluar kufijt e Ballkanit”.

“GEN-i është i lidhur me eksponentë të Qeverisë, pse ish nevoja mos me pranu gazin amerikan kur i bë oferta në Athinë?! Mbrapa kësaj qëndron një politike më e fortë… Vetë fakti që ka pasur refuzim të vazhdueshëm, tregon se ka pas diçka të planifikuar më herët, dhe po shihet se është e lidhur drejtëpërdrejt me GEN-in”, tha ai.

(Kosova Sot Online)