Arrestohet në Jarinje një serb

  • A.P /
  • 18 January 2023 - 18:15
Arrestohet në Jarinje një serb

Për shkak se ishte i dënuar më parë nga gjykata për mashtrim, një serb 41-vjeçar është arrestuar në Pikë Kalimin Kufitar-Jarinje, transmeton gazeta “Kosova Sot Online”.

M.C i lindur në Beograd ishte në kërkim me urdhër arrest nga Gjykata Themelore në Mitrovicë, pasi ishte dënuar më parë nga e njëjta gjykatë me 350 euro, zëvendësuar me 17 ditë burgim, për veprën penale mashtrim.

“Lidhur me rastin të gjitha veprimet e mëtejme, do të ndërmerren në bashkëpunim dhe koordinim me organet e drejtësisë”, thuhet në komunikatën e Policisë.

(Kosova Sot Online)