Ramabaja: Kurti e ka çoroditur diplomacinë serbe

  • A.P /
  • 18 January 2023 - 22:32
Ramabaja: Kurti e ka çoroditur diplomacinë serbe

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti e ka vënë në pozicion të vështirë diplomacinë serbë në dy vitet e fundit, e posaçërisht me veprimin e fundit duke e përkujtuar ish-politikanin serb Oliver Ivanoviq, në pesëvjetorin e vrasjes, ka theksuar Sadri Ramabaja, transmeton gazeta “Kosova Sot Online”.

“De-fakto e ka sjell në çoroditje totale diplomacinë e Serbisë. Madje, madje, me këtë aktin strategjik që nuk u lexua si duhet, për rastin e Oliver Ivanoviqit, ai e tejkaloi tërësisht luftën strategjike në tavolinën tjetër”, ka thënë Ramabaja.

Rambaja ka deklaruar se VV nuk është kundër dialogut me Serbinë nga viti 2017.

“Sa i përket kësaj pjesët tjetër që ka të bëjë me dialogun, po harrohet që një fakt. VV prej vitit 2017, nuk ka qenë kundër dialogut. Madje, përkundrazi, sa ka qenë pjesë e VLAN-it, insistonte që vetë ta udhëheq dialogun sepse u pa këto dy vjet dhe sidomos këta gjashtë muajt e fundit që pikërisht Albin Kurti është njeriu më adapt dhe është fat për Kosovën që është në krye të dialogut me Serbinë”, ka theksuar ai.


Ndërsa sa i përket çështjes së bashkimit kombëtar, që VV e përmendte shpesh në opizitë, Ramabaja ka thënë se Lëvizja Vetëvendosje nuk ka nevojë të flas për bashkimin kombëtar që ta realizojë atë.

“Një forcë politike sikur VV, kur të vijë në pushtet nuk ka nevoojë me folë për bashkimin kombëtar, duhet të veprojë konform programit që e përafron Ditën D, ditën e bashkimit. Ideja që ne duhet të ecim drejt bashkimit zbërthehet në projektet ekonomike, politike, ushtarake, të sigurisë dhe të kulturës etj. Me projekte ekonomike sidomos, plani i fizibilitetit që është duke u punuar për hekurudhën, është projekt ambicioz. S’ka nevojë me folë aty, duhet me punu”, ka thënë ai.


(Kosova Sot Online)