Vuçiq: Presim ditë të vështira, kërkojnë ta njohim Kosovën

  • E.K /
  • 19 January 2023 - 08:16
Vuçiq: Presim ditë të vështira, kërkojnë ta njohim Kosovën

Presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiç, tha se është lodhur nga interesimi i komunitetit ndërkombëtar vetëm për çështjen e normalizimit të raporteve me Kosovën, përcjell “Kosova Sot Online”.

“Të dielën, do t’i drejtohemi publikut me masa të reja dhe do të themi se çfarë kërkohet dhe pritet nga Serbia për Kosovën dhe sanksionet ndaj Rusisë”.

“Ne po përballemi me kohë shumë të vështira, duke pasur parasysh bisedën që kam pasur me Lajçak-un. Askush nuk dëshiron të dëgjojë dhe të shohë më palën tjetër, e vetmja gjë që duan të dëgjojnë janë sanksionet dhe Kosova”, shtoi ai.

Kur u pyet për deklaratën e kryeministrit të Kosovës Albin Kurti se nëse ka vullnet mund të arrihet një marrëveshje shumë shpejt, Vuçiç deklaroi se “kjo mund të bëhet pasnesër, nëse heq dorë nga synimet e tij secesioniste”.

(Kosova Sot Online)