Lajçak i informon zviceranët, finlandezët, austriakët dhe kroatët në Davos për dialogun

  • S.A /
  • 19 January 2023 - 12:41
Lajçak i informon zviceranët, finlandezët, austriakët dhe kroatët në Davos për dialogun

Emisari i BE-së për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak, ka shfrytëzuar Forumin Botëror Ekonomik në Davos të Zvicrës në përpjekjet e tij për të avancuar këtë proces në një kohë kur pritet që ai të hyjë në një fazë të re të dinamikës, përcjell "Kosova Sot Online ".

Ai është takuar me kryeministrin kroat Andrej Plenkoviq, kryediplomatin austriak Alexander Schallenberg, sekretaren e shtetit të Zvicrës, Livia Leu, si dhe kryediplomatin finlandez Pekka Haavisto.

Lajçak tha se ata i informoi mbi situatën, si dhe mori mbështetjen për lehtësimin e procesit që ai udhëheq.

“Bisedë shumë e dobishme në margjinat e Forumit Ekonomik me kryeministrin e Kroacisë Andrej Plenkoviq për situatën aktuale në Ballkanin Perëndimor dhe dialogun për normalizimin e marrëdhënieve ndërmjet Kosovës dhe Serbisë. Si një fqinj i drejtpërdrejtë dhe anëtar i BE-së Kroacia ka një rol të rëndësishëm për të luajtur”, tha Lajçak.

(Kosova Sot Online )