Ndërpritet mësimi në 56 shkolla, shkak vërshimet

  • E.K /
  • 19 January 2023 - 12:57
Ndërpritet mësimi në 56 shkolla, shkak vërshimet

Ministrja e Arsimit të Shqipërisë, Evis Kushi, ka njoftuar se është ndërprerë mësimi në 56 shkolla të Shqipërisë për shkak të motit me rreshje të shumta të shiut, përcjell “Kosova Sot Online”

Ky vendim është marrur për sigurinë e nxënësve, deri në përmirësimin e situates dhe të motit.

“Ndërkohë, të gjitha strukturat tona janë vazhdimisht në terren dhe bashkitë janë angazhuar për të marrë masat dhe vlerësuar situatën hap pas hapi. Mësimi për orët e humbura do të zëvendësohet në vijim sipas një kalendari të përcaktuar nga DPAP”.

“Falënderojmë të gjithë prindërit, nxënësit dhe mësuesit për mirëkuptimin dhe angazhohemi maksimalisht për të bërë ç’është e mundur për rikthimin sa më shpejt në normalitet”, shkruan Kushi.

(Kosova Sot Online)