KQZ merr vendim: Vetëvendosje merr mbi 2 milionë, PDK 665 mijë, LDK 525 mijë euro
Të kryesuar nga kryetari, Kreshnik Radoniqi, Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka mbajtur sot mbledhjen e dytë për vitin 2023, transmeton gazeta “Kosova Sot Online”.
KQZ-ja ka marrë vendim për caktimin e lartësisë së mjeteve nga fondi për mbështetjen e subjekteve politike për periudhën 1 janar – 31 dhjetor 2023.
Shuma e mjeteve për financimin e subjekteve politike dhe për mbështetjen e punës së secilit deputet nga ky fond është në vlerën e përgjithshme: 4,200,000.00 €.
Lëvizja Vetëvendosje në total do të marrë 2 milionë e 30 mijë euro
Partia Demokratike e Kosovës do të marrë 665 mijë euro
Lidhja Demokratike e Kosovës do të marrë 525 mijë euro
(Kosova Sot Online)