Vajza rrah nënën e saj në Pejë

  • E.K /
  • 21 January 2023 - 10:16
Vajza rrah nënën e saj në Pejë

Në Pejë një vajzë ka rrahur nënën e saj, shkruan “Kosova Sot Online”.

Policia ka arrestuar një vajzë e cila dyshohet se ka shkaktuar dhunë në familje.

Nëna e saj ka raportuar se është sulmuar fizikisht nga e bija e saj.

Sipas njoftimit, e dyshuara me vendim të prokurorit është arrestuar ndërsa për shkak të gjendjes shëndetësore me propozim nga mjeku për sëmundje mentale është dërguar në repartin psikiatrik dhe gjendet nën përkujdesjen e policisë.

(Kosova Sot Online)