Rrahu nusen e vëllait, arrestohet 36-vjeçari

  • E.K /
  • 21 January 2023 - 14:22
Rrahu nusen e vëllait, arrestohet 36-vjeçari

Një 36-vjeçar është arrestuar në fshatin Dardhas të Pogradecit, shkruan “Kosova Sot Online”.

36-vjeçari ka ushtruar dhunë fizike ndaj bashkëshortes së vëllait.

“Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Pogradec arrestuan në flagrancë shtetasin E. H., 36 vjeç, banues në fshatin Dardhas, Pogradec, për veprën penale “Dhuna në familje”, pasi ka ushtruar dhunë fizike ndaj një shtetaseje (bashkëshortja e vëllait të tij)”, thuhet në njoftimin e policisë.

(Kosova Sot Online)