Diplomati norvegjez rikujton Rugovën: Njeri kaq mbresëlënës dhe frymëzues
Diplomati norvegjez që ka shërbyer në rajon si Përfaqësues Special i Kombeve të Bashkuara, Kai Eide, ka kujtuar sot ish-presidentin Ibrahim Rugova, raporton “Kosova Sot Online”.
Eide ka shkruar se Ibrahim Rugova ishte një njeri që e ka impresionuar duke u shprehur se Rugova ishte një person mbresëlënës dhe frymëzues .
Ai ka shtuar se Kosova e meriton të jetë brenda komunitetit ndërkombëtar.
“Kaq shumë kujtime të bukura – nga takimi im i parë me të në vitin 1995 deri në ditën e fundit të trishtuar, duke ecur në atë të ftohtë të hidhur në kortezhin e tij funeral! Një njeri kaq mbresëlënës dhe frymëzues në mënyrën e tij të qetë, dinjitoze. #Kosova tani e meriton vendin e saj të merituar në komunitetin e ndërkombëtar !”, ka shkraur Eide.
(Kosova Sot Online)