Osmani udhëton për vizitë në Itali

  • A.P /
  • 22 January 2023 - 16:32
Osmani udhëton për vizitë në Itali

Sot ka udhëtuar për vizitë në Shtetin e Vatikanit dhe në Itali, presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani, transmeton gazeta “Kosova Sot Online”.

Osmani, së bashku me bashkëshortin Prindon Sadriun dhe Zëvendëskryeministren Donika Gërvalla do të pritet në audiencë nga Papa Françesku.

Presidentja do të ketë takim edhe me sekretarin e Shtetit të Vatikanit, kardinalin Pietro Parolin si dhe do të realizohen edhe një sërë takimesh e aktivitete të tjera.

Gjatë qëndrimit në Romë, Presidentja Osmani do të pritet edhe nga Presidenti i Republikës Italiane, Sergio Mattarella, me të cilin do të diskutojnë për avancimin e bashkëpunimit bilateral si dhe rritjen e koordinimit për tejkalimin e sfidave aktuale të sigurisë në rajon dhe përtej.

(Kosova Sot Online)